Ballina Lajme nacionale Në takim me Kurtin e Osmanin, Hoxhaj tregon detajet: Bëmë të qarta...

Në takim me Kurtin e Osmanin, Hoxhaj tregon detajet: Bëmë të qarta 10 qëndrimet tona

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka dhënë sonte detaje rreth takimit që pati me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani.

Në këtë takim të ftuar nga këta dy të fundit, Hoxhaj tha se ka kërkuar nga Kurti që të distancohet nga dhuna politike e Vetëvendosjes në të kaluarën, por që sipas tij, ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Ne kemi shkuar në atë takim me qëndrime dhe përmbajtje të qarta. Nuk ka qenë ideja jonë që të marrim pjesë saqë vetëm të takohemi me Kurti dhe Osmani se ne e njohim njëri-tjetrin dhe e dimë se kush për çfarë qëndrojmë. Ne kemi shkuar në atë takim që t’i shtrojmë këto 10 qëndrimet që i kemi bërë publike. Atmosfera ka qenë korrekte. Fillimisht ishte një qasje që nuk e dinim pse na kanë ftuar. Se flisnin në terma të përgjithshëm derisa unë ju thash: hyni në temë, për çka na keni ftuar? Mandej kërkuan që të ketë kontribut nga PDK për të qenë pjesë e tri seancave të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, të zgjedhjes së qeverisë dhe të presidentit”, tha Hoxhaj në Kanal 10.

Ai përsëriti se sjellja e tyre rreth formimit të institucioneve do të varet prej qëndrimeve që kanë paraqitur në takim me Kurtin e Osmanin, si distancimi prej dhunës politike së Vetëvendosje në të kaluarën, pozicioni për dialogun, Asociacionin, reciprocitetin, mini-shengenin, moratoriumin ndërkombëtar, të pagjeturit, demarkimi i kufirit me Malin e Zi, respektimi i Marrëveshjes së Uashingtonit në tërësinë e saj. /abcnews.al/

The post Në takim me Kurtin e Osmanin, Hoxhaj tregon detajet: Bëmë të qarta 10 qëndrimet tona appeared first on Abc News.

---- ----
-----