Ballina Showbiz Në skenë, por jo si gazetare! Jonida Aliçkolli i surprizon të gjithë...

Në skenë, por jo si gazetare! Jonida Aliçkolli i surprizon të gjithë me talentin e saj

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Jonida Aliçkolli është një gazetare e suksesshme, të cilën e kemi parë shpesh në ekran. Aktualisht ajo është kryeredaktore e emisionit “E ardhmja është vajzë” në ABC, por njëkohësisht drejton një program radiofonik në Top Albania Radio “Pardon My French”.

Ajo ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun për të folur për Pogradecin, për qytetin e origjinës së saj.

Ndonëse jo shumë njerëz e dinë, Jonida Aliçkolli është më origjinë nga Pogradeci, por vlen të theksohet se ajo nuk është lindur dhe rritur aty, por vetëm prindërit e saj.

Në fund të mbrëmjes, gazetarja e njohur i ka surprizuar të gjithë duke kënduar për herë të parë në një studio televizive.

Jonida Aliçkolli performoi këngën e Ermira Babaliut “Arapkë moj” duke krijuar një atmosferë shumë të këndshme.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

The post Në skenë, por jo si gazetare! Jonida Aliçkolli i surprizon të gjithë me talentin e saj appeared first on Abc News.

---- ----
-----