Ballina Lajme nacionale Në shtator aktakuzat e para të Gjykatës Speciale

Në shtator aktakuzat e para të Gjykatës Speciale

25
SHPËRNDAJE

Aktakuzat e para të Speciales në shtator, Haga interviston edhe një person që ka pasur 8 vjet në kohe lufte.

Hysni Gucati, Kryetar i OVL-UÇK-së në emisionin Frontal të televizionit T7 ka deklaruar se duhet të formohet edhe një Gjykatë Speciale për kri’met e serbëve në Kosovë..

“Ambasadat ndërkombëtare me mision në Kosovë nuk duhet të mendojnë e veprojnë njëanshëm. Ato duhet të kërkojnë një Gjykatë Speciale për kri’met e serbëve në Kosovë”, tha ai.

E kështu kishte kërkuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Ai tha se Veseli duhet të përkrahet por thotë se ndikimi rus mund të ndaloj një gjë të tillë.

“Kadri Veseli e ka nismën e mirë por dyshoj në realizimin sepse ndikimi i rusëve është i madh dhe mund të dështojmë”, ka thënë ai.

AI ka thënë se në shtator është aktakuza e parë.

Madje ka thënë se në speciale do të ftohet edhe një fëmijë që i kishte në luftë vetëm 8 vjet.

“Në shtator kemi informacion që do jetë aktakuza e parë. Po ashtu nga specialja pritet të intervistohet edhe një fëmijë që gjatë luftës ka qenë 8 vjeçar e që sot është 28”, ka deklaruar Gucati.

Për ftesat e reja ka thënë se nuk ka më befasi, pasi sipas tij befasia ishte vetëm për kryeministrtin.

Madje ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme kanë ardhur edhe dy ftesa të reja.

“Dje kanë ardhur dy ftesa të reja të dy ushtarëve të brigadës së Pashtrikut, nuk po donë që t’i bëjnë publike emrat”, tha ai.

-----