Ballina Lajme nacionale Në Shkup sanksionohen 167 shoferë, prej të cilëve 14 për vozitje të...

Në Shkup sanksionohen 167 shoferë, prej të cilëve 14 për vozitje të shpejtë

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 16 mars – Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 167 masa, ku 14 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 10 për vozitje pa patentë shoferi dhe tre për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara.

“Janë shqiptuar 36 shkelje për këmbësorë, shtatë sanksione për përdorim të celularit, gjashtë për kalim në semafor të mbyllur (dritë e kuqe), tre për mos përdorimin e rripit të sigurisë, 66 për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, informojnë nga MPB-ja.

“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion”, citohet në kumtesën e MPB-së.

The post Në Shkup sanksionohen 167 shoferë, prej të cilëve 14 për vozitje të shpejtë appeared first on KOHA.

---- ----
-----