Ballina Lajme nacionale Në Shkup 134 shoferë të sanksionuar, 59 për ngasje të shpejtë

Në Shkup 134 shoferë të sanksionuar, 59 për ngasje të shpejtë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 5 prill – Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 masa të trafikut, duke përfshirë 59 për ngasje më shpejtësi më shumë se e lejuar, 15 sanksione për vozitje pa patentë shoferi dhe katër për defekt teknik në transportin publik.

MPB-ja informon se janë shqiptuar tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular, gjashtë motoçiklistë të sanksionuar, dy masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 14 sanksione për automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozita e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në trafik. 

The post Në Shkup 134 shoferë të sanksionuar, 59 për ngasje të shpejtë appeared first on KOHA.

---- ----
-----