
Një grua që kur ishte në shkollë ngacmohej mizorisht duke u quajtur “derrkuce”, ka bërë hakmarrjen e saj ndaj dashakeqëve duke u bërë modele për bikini.
Australiania Diane Frick, tashmë 36 vjeçe nga Melbourne, thotë se ka duruar ngacmime mizore nga fëmijë dashakeqë në shkollë, që i kanë lënë shenjë për disa vite më radhë. Ata e quanin “qukëse, kuqalashe” dhe tallnin rrobat e saj.
E traumatizuar ajo më vonë kishte kërkuar ndihmë te një terapist sjelljeje dhe tashmë ka ndryshuar jetën e saj. Në moshë të rritur, Diane nuk ishte shumë mbipeshë, por kishte zakone të këqija ngrënieje dhe nuk stërvitej. Por ajo vendosi të ndryshonte stilin e jetesës kur zbuloi disa foto frymëzuese të modeleve për bikini.