Ballina Sport Në shkallët e stadiumit, kukulla seksi që zëvendësojnë tifozët që nuk lejohen...

Në shkallët e stadiumit, kukulla seksi që zëvendësojnë tifozët që nuk lejohen për shkak të Covid 19

31
SHPËRNDAJE

Klubi i Futbollit të Seulit është përfshirë në polemika këtë fundjavë pasi vendosi në shkallët e stadiumit kukulla plastike që rezultuan të ishin kukulla seksi.

Kampionati i futbollit në korenë e Jugut ka rifilluar tashmë dhe ato luhen me dyer të mbyllura, kështu që FC seul gjeti këtë alternativë për ndeshjen me Gëanju të fituar 1-0, një gjetje që nuk u pëlqye aspak.

Klubi koreanojugor kërkoi menjëherë duke u shprehur për një keqardhje të sinqertë, por edhe specifikoi se ato që u vendosën në stadium ishin manekinë dhe jo kukulla plastike duke cituar vetë prodhuesit e tyre dhe se gjithcka u bë për të krijuar një element argëtimi

Por në deklaratën e tij, klubi nuk qartësoi se përse vendosi t’i drejtohej një kompanie të prodhimit të këtyre kukullave seksi apo se përse thuajse të gjithë këta manekinë në studio kishin pamje femërore.

 

----- ----- ----- -----