Ballina Lajme nacionale Në ‘shënjestër’ krerët e luftës së UÇK-së, shikoni ç’ndodh para parlamentit serb

Në ‘shënjestër’ krerët e luftës së UÇK-së, shikoni ç’ndodh para parlamentit serb

283
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një pankartë e madhe me fytyra e krerëve të luftës së UÇK-së dhe krerëve politikë të Kosovës është vendosur para Parlamentit të Serbisë në Beograd.

----

Stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fytyra e presidentit Hashim Thaçi, kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe fytyra e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ndodhen në këtë pankartë e në secilën prej tyre ka një kryq të madh.

Kjo vjen pak kohë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka publikuar një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj dy ish-krerëve të UÇK-së, presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Edhe kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj por edhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishin për vite me radhë të ndjekur për krime lufte nga Gjykata e Hagës dhe në fund u liruan si të pafajshëm në mungesë të provave.

----- ----