Ballina Lajme nacionale Në Shën Ndou pa maska, besimtarët: Politika, virusi më i madh. Prifti:...

Në Shën Ndou pa maska, besimtarët: Politika, virusi më i madh. Prifti: Shteti e ka liruar…

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Gjergj Figuri

Kjo është e marta e katërt që besimtarët i janë drejtuar kishës së Shën Ndout në Laç. “Këtu s’kap covidi këtu” tha një qytetar. Siç duket dhe nga pamjet pandemia për besimtarët në këtë vend të shenjtë nuk ekziston. Pjesa më e madhe janë pa maska dhe të grupuar.

Disa prej tyre te vetëdijshëm që rrezikojnë shëndetin po thonë se i ka lodhur shumë virusi dhe politika. “Jemi të stresuar nga virusi, tërmeti dhe politika. Këtu gjejmë qetësi, virusi më i madh është politika përçarëse”.

“Nëse mblidhen njerëzit e nuk venë maska ka rrezik. Je pa maskë? Ja ku e kam nuk rrezikohemi se na mbron shenjti. I kemi maskat po i hoqëm për momentin. Ka grumbullime” thanë disa prej tyre.

Një prej nga të paktët që mban maskë jep e një mesazh. “Për t’u mbrojtur duhet ti mbajnë patjetër maskat” tha ai.

Ndërsa prifti i kishës pohon se besimtarët po thyejnë edhe orën policore ndërsa ju kërkon të respektojnë masat anti-covid. “Edhe shteti e ka liruar pak, besimtarët vijnë dhe pas orës 8 qëndrojnë deri në 11. E kemi të pamundur të administrojmë njerëzit për covid-in” tha ai.

Besimtarët nga i gjithë vendit pelegrinojnë për 13 të marta rresht për të kryer ritet fetare në kodrën ku është ngritur Kisha e Shën Ndout./ Abcnews.al

The post Në Shën Ndou pa maska, besimtarët: Politika, virusi më i madh. Prifti: Shteti e ka liruar… appeared first on Abc News.

---- ----
-----