Ballina Lajme Bota/Rajoni Në SHBA është ulur distanca fizike për nxënësit

Në SHBA është ulur distanca fizike për nxënësit

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Uashington, 19 mars – Qeveria e SHBA-së i ndryshoi masat e saj kundër koronavirusit, duke e ulur distancën e nevojshme mes nxënësve të cilët mbajnë maskë dhe me këtë në mënyrë potenciale e hapin rrugën për hapje më të lehtë të shkollave, transmetojnë mediat amerikane.

Qendra amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) tani rekomandon distancë prej një metër në vend se dy si ishte deri më tani.

CDC njoftoi se rekomandimet e reja bazohen në të dhënat e shkollave në Jutë, Misuti dhe Florida të cilat tregojnë se transmetimi i koronavirusit është relativisht i ulët kur respektohen masat si mbajtja e maskës, madje edhe në raste kur nxënësit nuk mbajnë distancë prej dy metrave.

Rekomandimet e reja do të vlejnë nga kopshtet deri në shkollat e mesme në rajone me numër më të vogël të të infektuarve. Aty ku virusi përhapet më shpejtë, nxënësit edhe më tutje do të mbajnë distancë prej dy metrave, vetëm nëse kontaktet e tyre shkollore nuk mund të kufizohen në grup më të vogël të nxënësve dhe arsimtarëve.

Shtëpia e Bardhë pardje njoftoi se do të ndajë 10 miliardë dollarë për shtetet federale për testim të profesorëve, të punësuarve të tjerë në shkolla dhe nxënësve.

The post Në SHBA është ulur distanca fizike për nxënësit appeared first on KOHA.

---- ----
-----