Ballina Lajme nacionale Në Prizren, polici dhe vajza e tij dyshohet se janë vrarë nga...

Në Prizren, polici dhe vajza e tij dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Prizren. Dyshohet se personat që janë babë dhe bijë janë vrarë nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bali Kelani për rtv21.tv ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin”, ka thënë Baki Kelani./21Media

The post Në Prizren, polici dhe vajza e tij dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----