Ballina Lajme Bota/Rajoni Në pritje të fëmijës së parë, e fejuara e Boris Johnson del...

Në pritje të fëmijës së parë, e fejuara e Boris Johnson del me koronavirus

40
SHPËRNDAJE

Carrie Symons ka njoftuar se ajo ka rezultuar pozitive me Covid-19. E fejuara e kryeministrit britanik, Boris Johnson, që është gjithashtu i infektuar është edhe në pritje të fëmijës së tyre të parë . 31 vjeçarja e ka postuar këtë lajm në Twitter dhe u shpreh se e ka kaluar ditën në shtrat.

“Unë e kam kaluar javën në shtrat me simptomat e Coronavirus. Nuk kam nevojë të testohem dhe pas shtatë ditësh pushimi, ndihem më e fortë dhe jam në gjendje të mendimit. Të jesh shtatzënë me Covid-19 është padyshim shqetësuese. Për gratë e tjera shtatzëna, ju lutemi lexoni dhe ndiqni udhëzimet më të azhurnuara, të cilat unë mendoja se ishin siguruese,”– u shpreh Symons.

Shifrat e fundit kanë treguar që ka 41.903 raste të konfirmuara të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar me një numër aktual vdekjesh prej 4.313.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut.  Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 333 dhe 18 persona kanë ndërruar jetë.

 

-----