Ballina Showbiz Në pritje të ëmbël, Ellie Goulding “kthen” trupin në vepër arti dhe...

Në pritje të ëmbël, Ellie Goulding “kthen” trupin në vepër arti dhe pozon topless

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ellie Goulding ka pozuar krejtësisht e zhveshur për një set të ri fotografik, duke treguar barkun e rrumbullakosur ndërsa pret fëmijën e saj të parë. Këngëtarja e ktheu trupin e saj në një vepër arti teksa pozoi për revistën Paper.

Në intervistë, këngëtarja është shprehu se nuk e kishte menduar veten se do të bëhej nënë. “Nëse do të kisha shkuar në turne me albumin, ka shumë mundësi, nuk do të isha shtatzënë tani. Dua të jem e sinqertë, janë dy gjëra që nuk shkojnë së bashku.”, tha ajo.

Më parë, ajo ka treguar se si zbuloi se do të bëhej nënë gjatë një udhëtimi romantik në Itali për përvjetorin e parë të martesës. “Mendova se kisha mungesë hekuri dhe bëra analizat e gjakut. Pastaj fillova të luftoja pak me ushtrimet fizike. Kjo ishte një shenjë për mua se diçka kishte ndryshuar.”, tha ajo. /abcnews.al

The post Në pritje të ëmbël, Ellie Goulding “kthen” trupin në vepër arti dhe pozon topless appeared first on Abc News.

---- ----
-----