Ballina Lajme nacionale Në Prishtinë zyrtarët e Inspektoratit parkojnë veturën në trotuar

Në Prishtinë zyrtarët e Inspektoratit parkojnë veturën në trotuar

13
SHPËRNDAJE

Rregullat në trafik po thyhen edhe nga ata që janë të thirrur për t’i respektuar ato.

Një veturë zyrtare e Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Prishtinës është fotografuar të enjten, e parkuar në në një trotuar në Rrugën B të kryeqytetit.

Vetura zyrtare shihet e parkuar në trotuar në një rend me dhjetëra vetura të tjera, të cilat po ashtu kanë zënë hapësirën publike të destinuar për këmbësorët.

Fotografitë janë realizuar nga një qytetare dhe janë publikuar në rrjetin social Facebook.

-----