Ballina Lajme nacionale Në prag të zgjedhjeve, Haradinaj viziton varrin e Ibrahim Rugovës

Në prag të zgjedhjeve, Haradinaj viziton varrin e Ibrahim Rugovës

10
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit , Ibrahim Rugova.

Ai tha se kjo vizitë është dakorduar javë më parë së bashku me familjen Rugova dhe është caktuar të jetë në ditëlindjen e Nënës Terezës pasi që edhe vetë presidenti Rugova ka qenë human.

Ai mohoi që kjo vizitë ka të bëjë me fushatë.

Haradinaj tha se nuk është në dijeni nëse sot presidenti do të shpallë datën e zgjedhjeve.

Kryeministri në detyrë, e ka quajtur pjekuri politike vendimin e shpërndarjes së Kuvendit më 22 gusht.

“Nuk e di a do e shpall sot tani është në kompetencat e presidentit pasi u shpërnda edhe Kuvendi. Vërtetë kemi treguar se kemi pjekuri politike dhe nivel të lartë të demokracisë ditën që ndodhi shpërndarja e Kuvendit”, tha ai.

Pas vizitës të varri i ish-presidentit Rugova, Haradinaj do të vizitojë familjen e presidentit të ndjerë, pa media.

-----