Ballina Lajme nacionale Në prag të dështimit

Në prag të dështimit

19
SHPËRNDAJE

Samiti i Parisit po shkon drejt dështimit.

Ndonëse kanë mbetur edhe 10 ditë deri te mbajtja e Samitit të Parisit, dështimi i tij po duket më afër sesa realizimi. Liderët e shtetit të Kosovës po vazhdojnë të shprehen skeptikë për mbajtjen e këtij Samiti, për të cilin ende nuk i kanë bërë përgatitjet e nevojshme, njëjtë siç po shprehet edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq

Ndërsa njohës të çështjeve politike në vend thonë se edhe në rast të mbajtjes së tij nuk do të ketë rezultate konkrete.

Pas Samitit të Berlinit krerët institucionalë ishin dakorduar për takime koordinuese mes tyre për t’i unifikuar qëndrimet që do t’i shfaqin në Samitin e Parisit në fillim të korrikut, shkruan më tutje “Zëri”.

Mirëpo, përveç një takimi që kanë pasur, ata ende nuk kanë arritur kurrfarë koordinimi për këtë takim.

Së fundmi kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur se nëse liderët nuk i bashkojnë forcat është mirë që të mos shfaqen fare në Paris.