Ballina Lajme nacionale Në pikë të natës aksidentohet me veturë zyrtare

Në pikë të natës aksidentohet me veturë zyrtare

15
SHPËRNDAJE

Kohëve të fundit është rritur numri i keqpërdorimeve të vetura zyrtare.

Një zyrtar i shtetit i cili ishte me veturë zyrtare është aksidentuar mesnatën e së dielës. Si pasojë e aksidentit ai ka përfunduar në spital

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:52 në lagjen Veternik të Prishtinës, ku vetura zyrtare është aksidentuar me një veturë me targa lokale

Si pasojë e aksidentit pasagjeri i veturës zyrtare ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

-----