Ballina LifeBizare Në orën 17:54 zyrtarisht verë/Sot është dita më e gjatë e vitit....

Në orën 17:54 zyrtarisht verë/Sot është dita më e gjatë e vitit. Ja sa zgjat…

37
SHPËRNDAJE

Për banorët e hemisferës veriore të Tokës vera sot nis në orën 17 e 54 minuta. Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore fillon stina e dimrit.

Sot është dita më e gjatë e vitit, ndërsa nata më e shkurta. Dita zgjat 15 orë e 36 minuta, ndërsa nata 8 orë e 24 minuta.

Teknikisht, solstici, – thënë ndryshe dhe ndalimi i diellit, i verës ndodh kur dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me boshtin tokësor. Soltici veror përfaqëson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh.