Ballina Lajme Bota/Rajoni Në Napoli hapet stacioni më i bukur i metrosë në botë, ANSA:...

Në Napoli hapet stacioni më i bukur i metrosë në botë, ANSA: Një mrekulli që të lë pa frymë. Hyrja aty, si astronauti kur sheh tokën nga hëna

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
I rikthehet  shkëlqimi sheshit  Nicola Amore në zemër të napolit.

Pas pothuajse 20 vitesh punimesh, muajin e ardhshëm vihet në funksion një prej stacioneve metropolitan më tërheqëse në botë.

Në qendërn historike të qytetit arkitekti Massimiliano Fuksas dhe bashkëshortja e tij Doriana Mandrelli kanë firmosur projektin futurist të stacionit të metrosë “Duomo”.

ANSA e cilëson projektin si një “nga ato mrekullitë që të lë pa frymë”.

Bëhet fjalë për një kupolë xhami transparent të realizuar me çelik, zbritja drejt binarëve është e ngjashme me ecjen e një astronauti që sheh tokën nga hëna dhe shikon fazat e ditës që ndryshojnë.

Drita vjen nga kupola lart dhe në fakt bën që stacionit t’i ndryshojnë edhe ngjyrat.

Vonesa në realizimin e projektit lidhet me faktin se në zonë, gjatë gërmimeve, janë bërë zbulime arkeologjike.

---- ----
----
-----
-----