Ballina Lajme nacionale Në Maqedoni nga dita e enjte kafenetë do të punojnë deri në...

Në Maqedoni nga dita e enjte kafenetë do të punojnë deri në ora 21:00

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Në Maqedoninë e Veriut nga dita e enjte do të zgjatet orari i punës për kafenetë dhe restorantet, gjegjësisht ata do të mund të punojnë deri në ora 21:00. Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në Facebook.

Ai tha se javën e ardhshme mund të ketë lehtësim tjetër të masave.

“Sot në seancë të qeverisë, kemi miratuar propozimin, që nga 21 janari, orari i punës për objektet hotelerike të jetë deri në ora 21:00. Javën e ardhshme pasi ta analizojmë gjendjen epidemiologjike në vend, mund të ketë ketë lehtësim shtesë të masave, gjegjësisht orari i punës së kafeneve të jetë deri në ora 23:00”, ka shkruar Filipçe./21Media

The post Në Maqedoni nga dita e enjte kafenetë do të punojnë deri në ora 21:00 appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----