Ballina Lajme nacionale “Në listën e zezë të SHBA-së dhe me ndikim të gjerë në...

“Në listën e zezë të SHBA-së dhe me ndikim të gjerë në Ballkan”, policia serbe arreston narko-trafikantin kosovar

270
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
“Në listën e zezë të SHBA-së dhe me ndikim të gjerë në Ballkan”, policia serbe arreston narko-trafikantin kosovar

Naser Kelmendi është arrestuar sot në qytetin Loznica në Serbi njoftojnë mediat serbe.
Kelmendi është parë në një hotel në hyrje të Loznicës. Rreth orës 13:30 disa vetura të policisë janë dëgjuar duke shkuar në drejtim të hotelit ku ishte Kelmendi.

Policia ka arrestuar atë menjëherë, shkruar Novosti

Sipas informacioneve të kësaj medie serbe, ai është ndaluar si qytetar dhe gjatë arrestimit nuk i është gjetur asgjë që mund ta lidhë me ndonjë krim të kryer.

Ai është akoma në Sstacionin policor të Loznicës dhe nuk ka akoma informata zyrtare se përse është arrestuar.

Kelmendi me origjinë kosovare dhe me nënshtetësi të Bosnjës, është biznesmen kontrovers i vënë në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që nga viti 2009, mediat kanë shkruar hapur se Kelmendi është njëri nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, por ai vetë e ka mohuar fuqishëm.

“Në listën e zezë të SHBA-së dhe me ndikim të gjerë në Ballkan”, policia serbe arreston narko-trafikantin kosovar
Zenilda Beqaj

---- ----
----
----- ----
-----