Ballina Lajme nacionale Në Kuvend nesër vazhdime të tre seancave

Në Kuvend nesër vazhdime të tre seancave

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 10 mars  – Kuvendi këtë pasdite në kuadër të seancës së 20-të e shqyrtoi Propozim-ligjin për detyrime me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore për financim të projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik.

Propozim ligji është në procedurë të shkurtuar dhe qëllimi është të zvogëlohet konsumi i energjisë në sektorin publik dhe të mbështetet zhvillimi dhe zbatimi i një mekanizmi të qëndrueshëm për financimin e efikasitetit energjetik në sektorin publik.

Sipas deputetëve nga opozita VMRO-DPMNE, mjetet që do të merren në bazë të kësaj huaje prej 25 milionë euro nuk do të përdoren plotësisht për qëllimin siç është theksuar në ligjin. Qeveria, siç thonë, ka pasur mundësinë në tre e gjysmë – katër vitet e fundit të bëjë shumë për efikasitetin energjetik për të mirën e qytetarëve.

Deputetja Maja Moraçanin nga DOM, nga ana tjetër, beson se kjo hua është në interes të mjedisit jetësor, të qytetarëve dhe financiarisht në planë afatgjatë do të sigurojë kursime nga buxheti.

Kjo seancë, siç kumtoi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, do të vazhdojë nesër në orën 12, ndërsa pas saj do të pasojë seanca e 25-të dhe e 29-të.

Në fokus të debatit këtë pasdite ishin projekte të ndryshme për komunat, disa prej deputetëve akuzuan për punësime të reja partiake, për shpenzime irracionale, ndërsa gjithashtu iu referuan edhe vaksinave kundër KOVID-19.

The post Në Kuvend nesër vazhdime të tre seancave appeared first on KOHA.

---- ----
-----