Ballina Showbiz Në kulmin e thashethemeve për “Bennifer”, Lopez ndërpret çdo kontakt me ish...

Në kulmin e thashethemeve për “Bennifer”, Lopez ndërpret çdo kontakt me ish të fejuarin

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Fansat e “Bennifer” u befasuan kur panë fotot e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez duke kaluar kohë së bashku gjatë javëve të fundit vetëm pak kohë pasi kjo e fundit i dha fund fejesës me Alex Rodriguez. Një burim tha për revistën “People” se Rodriguez u befasua kur dëgjoi se Affleck dhe Lopez u panë bashkë në një udhëtim disa ditor në Montana.

“Alex nuk është i entuziazmuar. Padyshim që kjo e lëndoi egon e tij,” thotë burimi për mënyrën se si gjërat janë zhvilluar kohët e fundit pas ndarjes së tij nga Lopez, duke vënë në dukje se ai kishte shpresuar që gjërat mes tyre të mbesnin miqësore. Burimi thotë se Jennifer ka ndërprerë plotësisht kontaktin me Alex-in dhe për këtë ka një arsye.

“Jennifer duket shumë e lumtur. Ajo u përpoq për një kohë të gjatë që marrëdhënia e saj me Alex të funksiononte. Ajo ndihet mirë që vendosi t’i japë fund. Ajo thjesht nuk i beson atij dhe nuk donte të humbte më shumë kohë, “, shtoi burimi. Megjithatë, ditët e fundit ka qarkulluar një teori që hedh dyshime ndaj “Bennifer”.

Jennifer Lopez and Alex Rodriguez break up and call off their engagement - Masala.com

Prezantuesja Em Rusciano ka ndarë një teori konspirative, që sipas së cilës, tregon se “Bennifer” në fakt është një marifet publiciteti. Pretendohet se kjo romancë e përfolur bëhet për të ndryshuar narrativën dhe për të treguar se Lopez është akoma e dëshirueshme pas thashethemeve se Alex Rodriguez nuk ka qenë besnik ndaj saj. /abcnews.al

The post Në kulmin e thashethemeve për “Bennifer”, Lopez ndërpret çdo kontakt me ish të fejuarin appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----