Ballina Lajme nacionale Në KQZ tregojnë sa vendvotime janë numëruar deri tani

Në KQZ tregojnë sa vendvotime janë numëruar deri tani

10
SHPËRNDAJE

Po vazhdon rinumërimi i 1 mijë e 472 vendvotimeve.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nisi mbrëmë rinumërimi i 1 mijë e 472 vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për Indeksonline se deri më tani ndërrimi i dytë ka rinumëruar 50 vendvotime.

“Janë rinumëruar 50 vendvotime gjatë ndërrimit të dytë. Ky proces ka filluar të mërkurën pasdite. Rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve”, tha Elezi.

Ndryshe ditë më parë PZAP mori vendim për rinumërim të 1472 vendvotimeve, vendim ky i cili gjeti zbatim të menjëhershëm nga KQZ.

Ky rinumërim pritet të zgjasë deri në tri javë.

Eugen Cakolli nga KDI ka deklaruar se duke marrë parasysh ecurinë e procesit të rinumërimit të dy raundeve të kaluara, Cakolli thotë se procesi i rinumërimit të rreth 1500 vendvotimeve pritet të përfundojë pas rreth 3 javësh.

-----