Ballina Lajme nacionale Në Kosovë të vetizoluarit duhet të betohen për…

Në Kosovë të vetizoluarit duhet të betohen për…

67
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Kosovë duan fjalën e nderit të të gjithë njerëzve në karantinë, përpara se të dalin. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se personat që dalin nga karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, do të nënshkruajnë një deklaratë nën betim, përmes së cilës zotohen se do të vetizolohen.

----

Këta persona do të jenë në monitorim të vazhdueshëm.

“Shkelja e udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike”, thuhet në njoftim, raporton REL

Ministria thotë se në të njëtën kohë, do të vazhdoj testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi 2 javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe lirimi nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK-ja.

Qendra e Studentëve në Prishtinë tashmë ka kaluar në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës. Aty janë vendosur në karantinë një numër i konsiderueshëm i personave

----- ----