Ballina Lajme nacionale Në Kosovë të alarmuar, dyshohet për një rast me koronavirus

Në Kosovë të alarmuar, dyshohet për një rast me koronavirus

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Kosovë autoritetet janë në gjendje alarmi, ndërsa një person dyshohet se është infektuar me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi për mediat se momentalisht në QKUK është duke u trajtuar një rast i dyshimtë me koronavirus.

Por ai kërkoi që njerëzit të mos alarmohen.

“Mundësia që të paraqiten raste me koronavirus në Kosovë janë reale, mirëpo jemi duke u përgatitur që të marrim masat e nevojshme. Në infektive është paraqitur një rast i dyshuar, por që nuk duhet alarmuar shkak se dyshohet vetëm për grip”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.

Por Vitia tha për karantinat në rast se paraqitet nevoja, janë ende në shqyrtim të vendeve për t’i ngritur dhe se nuk ka diçka konkrete.

Në lidhje me sigurinë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, ministri sqaroi se është dërguar kërkesë që të bëhen kontrollime dhe ekzaminime të rasteve, por bëri thirrje që njerëzit mos të shqetësohen.

---- ----
----
-----
-----