
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava njoftoi se është pezulluar përkohësisht falja e organizuar në xhamitë e Kosovës. Myftiu Tërnava, tha se porosit besimtarët që të ndjekin të gjitha rekomandimet e institucioneve përgjegjëse, lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.
Ai tha se Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndërmarrë masat në përputhje me rrethanat e krijuara.
“Duke u mbështetur në rrethanat e krijuara në Kosovë, me përhapjen e rasteve të të infektuarve me koronavirus, kryesia e BIK-ut pezullon përkohësisht faljen e organizuar me xhemat të namazeve ditore dhe namazeve të xhumasë, ndërsa besimtarët porositën që ditën e premte ta falin namazin e drekës si zëvendësim të namazit të xhumasë në shtëpitë e tyre, ndërsa ezani do të vazhdon të thirret në çdo kohë të namazit ditor”, tha Tërnava.