Ballina Lajme nacionale Në Kosovë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19 në 24 orët...

Në Kosovë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

26
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19. Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që tregoi se sot janë realizuar 138 testime të qytetarëve por të gjithë kanë rezultuar negativë.

“Më 24 maj është dita e parë pas 13 marsit, kur rezultuan rastet e para me COVID-19, ku nuk rezulton asnjë i infektuar nga testimi. Forca e madhe e vullnetit tuaj vajza e djem, burra e gra, mjeke e mjekë, infermiere e infermierë, policë e police, inspektore e inspektorë, e bëri të mundur këtë rezultat. Koordinimi me Kryetarët e Komunave dhe degëve të Institutit e laboratorit, përkushtimi i vullnetarëve dhe vigjilenca e Klinikës infektive në trajtimin e rasteve e vendos Republikën e Kosovës në një situatë shpresëdhënëse përballë virusit”, tha ai.

Sipas tij, distanca fizike, përdorimi i maskave, shmangja e tubimeve, janë të domosdoshme që të fitohet kjo betejë.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 1032 persona me koronavirus, 785 prej tyre janë shëruar kurse 29 kanë vdekur.

-----