Ballina Lajme nacionale Në Kosovë nga 1 qershori hapen kufijtë, çerdhet, baret dhe qendrat tregtare

Në Kosovë nga 1 qershori hapen kufijtë, çerdhet, baret dhe qendrat tregtare

316
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia lajmëruan se nga nesër më 1 qershor, nis faza e tretë e hapjes s vendit, ndërkohë që u kanë bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të kenë kujdes edhe pas aplikimit të fazës së tretë të masave.

“Një ndër vendimet e rëndësishme që morëm tani është ai për liberalizimin e mëtutjeshëm e masave në ballafaqimin me Covid-19”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, bëri të ditur se do të hapen çerdhet, do të rikthehen nxënësit e klasave të nënta, si dhe do të organizohet testi i arritshmërisë dhe ai i maturës i cili parashihet më 4 korrik.

“Të hapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private. Do të hapen kufijtë tokësore, pas një jave do të vlerësojmë hapjen edhe të trajektoreve. Do të hapet e gjithë gastronomia, do të fillojnë punën  taksitë. Do të rikthehen edhe veprimtaritë e taksive”.

-----