Ballina Lajme nacionale Në Kosovë gati të lehtësojnë masat, COVID-19 nën kontroll

Në Kosovë gati të lehtësojnë masat, COVID-19 nën kontroll

28
SHPËRNDAJE

Në Kosovë po mendojnë që ë lehtësojnë masat, duke qenë se pandemia e COVID-19 po mbahet nën kontroll. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin mjekësor për kontributin në normalizimin e situatës me koronavirus.

Kurti tha se pas masave të vëna me 15 prill situata ka filluar të normalizohet.

“Sot janë bërë 50 ditë nga rasti i parë i virusit Corona në Kosovë.Duke ju falënderuar Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, forcave policore, dhe të gjithë mjekëve, infermierëve, dhe vullnetarëve, gjendja epidemiologjike në Kosovë ka filluar të normalizohet, sidomos për shkak të vënies së masave më të fundit parandaluese të 15 prillit”, shkroi ai në Facebook.

Kurti shtoi se në vazhdim vendi është në gjendje të nisë lehtësimin gradual të masave.

“Edhe pse më shumë teste janë duke u administruar javët e fundit, gjithnjë e më pak qytetarë po rezultojnë të infektuar me virusin Corona. Kemi më pak raste të infektimeve, më shumë raste të shërimeve, dhe si rezultat, numri i rasteve aktive ka marrë kahje të dëshiruar. Si gjithnjë, vazhdojmë me kujdes dhe pa panik. Rreziku nuk ka kaluar ende. Por falë bashkëpunimit të të gjithëve, jemi në gjendje që të nisim lehtësimin gradual të masave në fuqi. Ju lumtë”.

-----