Ballina LifeBizare Në Kinë u shiten dyfish më shumë vetura sesa në Evropë

Në Kinë u shiten dyfish më shumë vetura sesa në Evropë

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Kina po shndërrohet në treg shumë më të madh se Evropa Perëndimore kur bëhet fjalë për shitje të veturave. Derisa në janar e shkurt të këtij viti u shitën 1.52 milionë vetura në Evropë, në Kinë kjo shifër për këtë periudhë arriti në 3.96 milionë vetura, sipas një studimi të bërë nga Autoexperte Dudenhoffer. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, në Evropë ishin shitur 1.99 milionë vetura, kurse në Kinë 1.6 milionë

Në Kinë, kurrë më parë nuk ishin shitur kaq vetura në dy muajt e parë të vitit, shkruan autori i studimit, Ferdinand Dudenhoffer, përcjell Abendblatt. Kjo është një shenjë e qartë se Kina ka lënë pas pandeminë, ndërsa Evropa është ende në krizë të madhe. Vetëm në Gjermani, në dy muajt e parë të vitit janë shitur për një çerek më pak vetura se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Janë shitur 364.000 krahasuar me 486.000 sa ishin shitur më 2020.

Vendet e tjera të Evropës Perëndimore janë edhe më të prekura në këtë statistikë. Shitjet e veturave kanë rënë për 46 për qind në Portugali e Spanjë dhe për 40 për qind në Danimarkë. Sipas të dhënave, Irlanda doli më mirë mes vendeve të BE – me një minus prej 11 për qind. Norvegjia është i vetmi vend i Evropës Perëndimore që shënoi rritje të shitjes së veturave. Shitja u rrit për pesë për qind, gjithnjë krahasuar me dy muajt e parë të vitit të shkuar.

The post Në Kinë u shiten dyfish më shumë vetura sesa në Evropë appeared first on KOHA.

---- ----
-----