Ballina Lajme nacionale Në këtë komunë të Kosovës kapen 500 euro fals

Në këtë komunë të Kosovës kapen 500 euro fals

34
SHPËRNDAJE

Duket se në Kosovë qarkullojnë para fals.

Një punëtor i bankës private në Viti ka informuar policinë se nga i dyshuari gjatë deponimit të parave, ka pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro fals.

Rasti ka ndodhur më 7 qershor në ora 14.15, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

-----