Ballina Lajme nacionale Në këmbë nga shtëpia në zyrë, kryeministri përshëndet qytetarët në rrugë (FOTO)

Në këmbë nga shtëpia në zyrë, kryeministri përshëndet qytetarët në rrugë (FOTO)

30
SHPËRNDAJE

Kryeministri i ri i Kosovës ka shkuar në zyrë në këmbë, pa mjetin e tij. Kurti postoi disa foto në Instagram teksa ishte duke ecur në rrugët e Prishtinës, ku bëri thirrje që të ruhet ambienti duke shmangur lëvizjen me makina, sa herë që është e mundur.

“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, shkruajti Kurti.

Në shkurt Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.  Tashmë Kurti është kryeministri i ri i Kosovës. Pak javë më parë ai zhvilloi edhe një vizitë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së postit të ri.

----- ----- ----- -----