

Që në fillim të karantinës, Olta Gixhari, ka zbuluar se ndodhet në Spanjë te partneri i saj.
Aktorja është mjaft aktive në profiling e saj në “Instagram”, ku tregon herë pas here si po i kalon ditët në izolim.
Së fundmi, aktorja e njohur ka ardhur me një foto provokuese ku duket se imiton Marylin Monroe.
E veshur me të brendshme vintage, në ngjyrë të zezë, geta rrjetë dhe stileto, Olta provokon jo vetëm me foton por edhe me shkrimin bashkëngjitur.
“Çfarë ?!! Unë jam një vajzë e mire”, shkruan aktorja simpatike në foton ku nuk kanë munguar as komplimentet dhe krahasimet me figurën më të pëlqyer femërore ndër vite, Marylin Monroe.