Ballina Sport “Në janar bëj gati valixhet”, zbulohet sherri i Perez me yllin e...

“Në janar bëj gati valixhet”, zbulohet sherri i Perez me yllin e Real-it

35
SHPËRNDAJE

Florentino Perez nuk ka qenë aspak i kënaqur pas humbjes befasuese të pësuar nga Real Madrid në Champions League kundër Shakhtar-it.

Një rezultat që bën të “dridhet” Zidane, por edhe disa senatorë të madrilenëve. Mbi të gjithë, Marcelo. Sipas Don Balon, në fakt, presidenti ka patur një debat pas ndeshjes pikërisht me brazilianit, të cilit duket se i ka thënë: “Në janar bëj gati valixhet!”.

Nga ana tjetër, marrëdhënia mes të dyve ka kohë që nuk është e mirë, aq sa prej muajsh flitet për një lamtumirë të mbrojtësit të majtë nga Los Blancos.

-----