Ballina Lajme Bota/Rajoni Në Izrael përgatitet një fushatë e re e vaksinimit, kësaj radhe edhe...

Në Izrael përgatitet një fushatë e re e vaksinimit, kësaj radhe edhe për fëmijë

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Jerusalem, 21 prill – Izraeli planifikon që në gjashtë muajt e ardhshëm të fillojë një raund të ri të vaksinimeve kundër koronavirusit, ku kësaj radhe do të përfshihen edhe fëmijët, njoftoi kryeministri Benjamin Netanjahu.

Ai u tha izraelitëve në një konferencë shtypi mbrëmë që të përgatiten për një raund të ri vaksinimesh.

Media izraelite raportoi se bëhet fjalë për një furnizim me 18 milionë doza vaksinash, me mundësinë e blerjes së vaksinave shtesë.

Dy ditë më parë, Izraeli nënshkroi kontrata të reja për furnizimin e vaksinave me kompanitë “Fajzer” dhe “Moderna”.

The post Në Izrael përgatitet një fushatë e re e vaksinimit, kësaj radhe edhe për fëmijë appeared first on KOHA.

---- ----
-----