Ballina Sport Në Itali ka një ide të qartë për rifillimin e futbollit, ...

Në Itali ka një ide të qartë për rifillimin e futbollit, por e pësojnë tifozët

20
SHPËRNDAJE

Ndërsa Italia vazhdon që të jetë në një gjendjet ë vështirë për shkak të COVID-19, Federata Italiane e Futbollit dhe drejtuesit e kampionateve po diskutojnë për mundësinë e rifillimit të ndeshjeve.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, gjithçka duhet të nisë pas një muaj e gjysmë por ky është vetëm një shqetësim pasi në tavolinë janë dhe shumë çështje të tjera duke nisur nga shkurtimi i pagave, kalendari shumë i ngjeshur dhe deri tek prezenca apo jo e tifozëve.

Nga të gjithë këto çështje, vetëm një prej tyre është thuajse e sigurt, ndeshjet e Serie A do të fillojnë pa tifozë, një situatë e cila mund të zgjas deri në fund të Krishtlindjeve. Frika nga koronavirus është shumë e madhe në Itali, edhe pas një muaj e gjysmë, kur pritet të rifilloj kampionati, është thuajse e pamundur që ndeshjet të zhvillohen me tifozë, një situatë e cila pritet të zgjas deri në fund të vitit.

Ideja e drejtuesve të Ligës është e qartë, ndeshjet do të zhvillohen sipas kalendarit, në stadiumet e përcaktuara por pa tifozë. Gjithashtu ekziston edhe një opsion tjetër, nëse deri në maj do të ketë ende zona të kuqe, si Lombardia, ndeshjet mund të zhvillohen edhe në fusha neutrale.

-----