Ballina Lajme Bota/Rajoni Në Hong-Kong, fëmijët në karantinë i lidhin për krevate

Në Hong-Kong, fëmijët në karantinë i lidhin për krevate

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Autoritetet shëndetësore në Hong-Kong i lidhin për krevate fëmijët dhe i ndajnë nga nënat foshnjat të cilat janë në karantinë. Ndërsa, kjo tërheq gjithnjë e më shumë kritika për shkak të pasojave psikologjike nga masat e këtilla drastike kundër virusit korona.

Edhe pse një nga qytetet më të populluara në botë, ish kolonia britanike në përgjithësi arriti të vendosë kontroll mbi pandeminë. Deri tani në Hong-Kong janë regjistruar 11.000 të infektuar me virusin dhe 200 raste të vdekjeve, ndërsa kjo është arritur me disa nga masat më drastike në botë.

Njëherësh, secili që ka test pozitiv për virusin korona menjëherë shkon në karantinë – në spital, pa dallim nëse ka simptoma apo jo. Ndërsa ata të cilët konsiderohen “kontakt i afërt” dërgohen dy javë në karantinë-kampe nën kontroll të autoriteteve. Udhëtarët megjithatë pasi hyjnë në territorin e Hong-Kongut, duhet të shkojnë në izolim trejavor në hotele të caktuara speciale – në shpenzim të tyre.

Në rrjetet sociale ka gjithnjë e më shumë kritika për praktikë të ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në repartet për karantinë…Ashtu që nënat nuk mund t’u japin gji fëmijëve, ndërsa fëmijët të lidhen për krevate që të mos ngrihen.

Autoritetet e Hong-Kongut këto ditë vazhdimisht përpiqen ta justifikojnë këtë politikë të tyre.

The post Në Hong-Kong, fëmijët në karantinë i lidhin për krevate appeared first on KOHA.

---- ----
-----