Ballina Sport Në gjurmët e të atit: Etienne Tare, pjesë e Lazios në Champions

Në gjurmët e të atit: Etienne Tare, pjesë e Lazios në Champions

15
SHPËRNDAJE

Për ata që janë rritur me futbollin e viteve 1990 dhe dekadën e parë të viteve 2000, të shohin kaq shumë, bëhet e vështirë. Sepse po, thinjat fillojnë të numërohen, nostalgjia del në pah dhe shikon të kaluarën me trishtim.

Por “fëmijët e artit” vazhdojnë të shfaqen, të etur për të tejkaluar prindërit e tyre. Pas Chiesa, Di Francesco, Haaland dhe të tjerëve, është radha e Mattia Peruzzi dhe Etienne Tare.

Dy të rinj bardhekaltër, të gatshëm për të shfaqur talentin në ekipin kryeqytetas, në Serie A dhe Champions. Të dy, në fakt, janë përfshirë në listën e të rinjve për garën më të lartë europiane, në të cilën ekipi i Inzaghi arriti të kualifikohej pas viteve përpjekje të pasuksesshme.

Kjo për shkak të rregullores të vendosur nga UEFA, që në listë duhet të jenë të pranishëm edhe disa futbollistë nga ekipet e të rinjve. Tare dhe Peruzzi i vjetër janë pjesë e Lazio, si drejtor sportiv, i pari, dhe menaxher i klubit, i dyti. Fëmijët, Etienne dhe Mattia, janë përkatësisht 17 dhe 18 vjeç dhe nuk është e nevojshme të thuhet: luajnë në të njëjtat pozicione, që i bënë prindërit e tyre të famshëm.

Etienne Tare lindi në Brescia më 2003, kur Igli ishte “kulla” e “dallëndysheve”. Gjigand si babai i tij, 192 cm, me një aftësi parësore, që ndodh të jetë ajo e lojës me kokë. Pas një procesi të gjatë me ekipet e të rinjve të Lazio, ai tani do të provojë veten me ekipin e parë.

Pasi ka dëmtuar në fillim të tetorit, ai do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për disa javë. Megjithatë, është përfshirë në listën e Lazio për Champions-in, në mënyrë që të jetë gati për një thirrje të mundshme me bardhekaltrit. Me fanellën e Lazio, Tare i vjetër arriti të luante dy ndeshje në Champions, në sezonin 2007-2008. Futbollisti i ri i familjes ka një karrierë të tërë për ta kapërcyer, duke pasur parasysh që babai nuk ka luajtur ndeshje të tjera në kompeticionin maksimal europian.

Nga ana tjetër, Mattia Peruzzi ka lindur në vitin 2002, në Romë dhe rritur në ekipet e të rinjve të Blera, para se të bashkohej me Lazio më 2018.

Në varësi të mënyrës se si shkon kampionati, një shans për Tare duket i mundur, ndërsa Peruzzi padyshim që “penalizohet” nga roli, me Strakosha dhe Reina që garojnë për portën në gara të ndryshme, ku do të luajë Lazio. Në rastin e parë të dobishëm, megjithatë, ekziston edhe një mundësi për portierin e ri.

Nëse Tare i vjetër kurrë nuk ka qenë protagonist në Ligën e Kampionëve, Angelo Peruzzi ka jetuar për një kohë të gjatë në garën maksimale europiane midis Interit, Lazios dhe Juventusit, duke fituar trofeun në sezonin 1995-1996 me fanellën bardhezi. Për të rinjtë Peruzzi dhe Tare, një gjë mbetet e sigurt: karriera e tërë është përpara për tu shkëputur nga mbiemri i rëndë që mbajnë, duke u përpjekur të bëhen protagonist, pa u krahasuar me prindërit e tyre.(SI)

-----