Ballina AKTUALE Në gjendjen e jashtëzakonshme lokalet në Bujanoc punojnë deri në ora 18:00,...

Në gjendjen e jashtëzakonshme lokalet në Bujanoc punojnë deri në ora 18:00, qytetarët mbi 60 vjeç të mos dalin në rrugë

4164
SHPËRNDAJE

Shto kujdesin dhe ule panikun

Inspekcioni i Komunës së Bujanocit po viziton nga ora 18:00 të gjitha lokalet të cilët, me vendimin e sotëm të Shtabit për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit, janë urdhëruar të punojnë deri në orën 18:00.

Ftohen të gjithë qytetarët të rrespektojnë vendimet e marra sot dhe t’i kontribuojnë angazhimit të përbashkët për ruajtjen e shëndetit.

Luten qytetarët e moshës mbi 60 vjeçare të mos dalin në rrugë, e qytetarët më të ri të qëndrojnë në shtëpi bashkë me më të dashurit e tyre.

-----