Ballina Sport Në fushë emra si Bushi, Bogdani apo Lala, ndryshon stadiumi për miqësoren...

Në fushë emra si Bushi, Bogdani apo Lala, ndryshon stadiumi për miqësoren e veteranëve

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Data 17 shkurt është e veçantë për Kosovën, duke qenë se bëhen 13 vite nga shpallja e Pavarësisë.

Për ta festuar këtë ditë, më datë 16 shkurt, Federata e Futbollit të Kosovës ka menduar të zhvillojë një ndeshje vëllazërore mes veteranëve të Shqipërisë dhe atyre Dardanë.

Në fushë do të jenë emra si Bushi, Bogdani, Lala apo Beselica, Salihu, Sadriu etj.

Ndërkohë, së fundmi ka pasur një ndryshim në axhendë rreth sfidës teksa FFK njofton se takimi nuk do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri, por në impiantin skuadrës 2 Korriku.

Ky ndryshim vjen si pasojë e kushteve atmosferike, teksa orari nuk lëviz dhe sfida do të jetë në orën 12:00.

---- ----
----
----- ----
-----