Ballina Lajme nacionale Në festat e fundvitit, fluks i madh në pikën kufitare të Morinës

Në festat e fundvitit, fluks i madh në pikën kufitare të Morinës

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fluks në pikën kufitare të Morinës në festat e fundvitit.

Në pikën kufitare të Morinit, prej të premtes pasdite dhe deri dje janë shënuar radhë të gjata të qytetarëve të Kosovës që po kthehen nga perëndimi për festat e fundvitit.

Po kështu ka pasur edhe qytetarë nga Shqipëria që kanë zgjedhur që festat t’i kalojnë në Kosovë.

Policia kufitare e Kosovës momentalisht punon me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata.

Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës, deri dje në orët e paradites, nëpërmjet pikës kufitare Morinë janë futur 3430 automjete dhe 8983 shtetas të huaj dhe shqiptarë në 24 orët e fundit.

Sipas Shefit të turnit, Shefshet Gashi, fluksi më i madh i automjeteve është pasdite pasi shumë emigrantë zbresin në Durrës nga trageti, ndërsa në hyrje të Shqipërisë janë futur 3242 automjete dhe 7000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

---- ----
----
-----
-----