Ballina Lajme Bota/Rajoni Në Evropë nga fillimi i pandemisë së Kovid-19 kanë vdekur mbi 900...

Në Evropë nga fillimi i pandemisë së Kovid-19 kanë vdekur mbi 900 mijë njerëz

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Më shumë se 900.000 raste të vdekjeve të shkaktuara nga Kovid-19 janë raportuar në Evropë nga fillimi i pandemisë në dhjetor të vitit 2019.

Gjithsej 52 vende dhe territore (përfshirë Rusinë dhe Turqinë) deri tani kanë raportuar 900.185 raste të vdekjeve (nga 40.083.433 infeksione të raportuara) – më shumë se në Amerikën Jugore dhe Karaibet (721.581 raste të vdekjeve nga 22.872.052 të infektuar), në SHBA dhe Kanada (558.110 nga 30.406.496) apo në Azi (263.250 nga 16.692.971).

Vende më shumë të prekur në Evropë janë Britania e Madhe me mbi 125.000 raste të reja, Italia me mbi 102.000 të vdekur, Rusia me mbi 92.000, Franca me më shumë se 90.000 dhe Gjermania me mbi 73.000 raste të vdekjeve. Këto pesë vende marrin pjesë me më shumë se gjysma e rasteve të vdekjeve në Evropë.

Javën e kaluar mesatarisht nga 3.000 njerëz në ditë kanë vdekur nga virusi, që është për 2,3 për qind më pak nga java paraprake. Tashmë një muaj Evropa është nën 4.000 raste të vdekjeve në ditë, sa ishte mesatarja në nëntor.

The post Në Evropë nga fillimi i pandemisë së Kovid-19 kanë vdekur mbi 900 mijë njerëz appeared first on KOHA.

---- ----
-----