Ballina Showbiz Në emër të Poem Blu, Ledri Vula i bëri dhuratën më të...

Në emër të Poem Blu, Ledri Vula i bëri dhuratën më të bukur mamasë së tij

86
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ledri Vula dhe Sara Hoxha po përjetojnë periudhën më të lumtur të jetës së tyre, pas ardhjes në jetë të Poem Blu në fund të vitit të kaluar. Poem Blu është tashmë tre muajshe dhe mami Sara dhe babi Ledri nuk ngurojnë të ndajnë me ndjekësit momente krah vogëlushes së tyre.

Së fundmi, reperi ka zbuluar një suprizë të këndshme që i ka bërë mamasë së tij, Xheraldinës. Ai i ka dhuruar një jastëk në emër të Poem Blu, me portretin e saj, në të cilin janë shkruar disa fjalë të ëmbla. “Gjyshe, saherë që nuk m’ki afër, përqafojë këtë jastëk!“, janë fjalët e shkruara.

Ndërkohë kujtojmë që Ledri humbi pak ditë më parë gjyshin e tij nga ana e mamit. Ai publikoi një foto, ku shihej i shtrirë në prehrin e tij ndërsa shkruante: “Kurr ma në prehrin tënd gjysh“. Dhe Sara shkroi disa fjalë prekëse për të ndjerin.

“Ndihem me fat që e pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke fal një dashuri që sot po më mungon pafund. Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtura nëse Ledri bëhet sikur vetëm sa gjysma jote.“, shkruante ndër të tjera Sara. /abcnews.al

 

The post Në emër të Poem Blu, Ledri Vula i bëri dhuratën më të bukur mamasë së tij appeared first on Abc News.

---- ----
-----