Ballina Lajme nacionale Në ‘duart’ e Prokurorisë do të dorëzohet raporti i gylenistëve

Në ‘duart’ e Prokurorisë do të dorëzohet raporti i gylenistëve

11
SHPËRNDAJE

Raporti për gylenistët pritet të shkojë në Prokurori.

Tashmë dihet se Presidenti Hashim Thaçi është njeriu kryesor që ka qëndruar prapa aksionit për dëbimin e e shtetasve turq. Kryetari i Komisionit për Hetimin e rastit, Xhelal Sveçla, ka thënë mbrëmë në ‘DPT te Fidani’ se raporti për gylenistët pritet të shkojë në prokurori. Po të ishte Kosova një shtet normal Presidenti Thaçi do të duhej të tmerrohej nga ky fakt

Kryetari i Komisionit hetimor të krijuar në Kuvend të Kosovës, për hetim të njohur si rasti ‘Gylenistët’, Xhelal Sveçla ka folur në emisionin DPT Te Fidani për raportin e votuar edhe nga deputetët për këtë rast, derisa ka bërë të ditur se këtë javë i njëjti duhet të përcillet në Prokurorinë Speciale, ku po kryhen hetimet nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Express.

Në T7, Sveçla tha se raporti tashmë ka kryer një punë të madhe të prokurorisë, e shtons e janë në kontakt me sekretariatin e Kuvendit për të parë se a do të përcillet i njëjti.

“Meqenëse ky raport është votu ne jemi në kontakt me sekretarinë e Kuvendit të shohim se a kryetari i Kuvendit a unë do ta dërgojmë raportin në prokurori, e cila edhe ashtu ka filluar hetimet dhe është e obliguar që të marrë obligimet e duhura ligjore. Besoj se raporti ka kry një pjesë të madhe të punës së prokurorisë, ka shansin për të ofruar shumë dëshmi dhe me këtë ia përshpejton një punë prokurorisë”, deklaroi deputeti i Vetëvendosjes, teksa shton se do të shikohet për hapat e mëtejshëm.

“Unë besoj se këtë javë raporti duhet t’i shkojë prokurorisë dhe pastaj ne si institucioni më i lartë kërkojmë llogaridhënie edhe nga prokuroria për hapat e ndërmarrë në këtë rast”, tha tutje.

Svecla beson se fajtor kryesor për prapavijën e ditës së 29 marsit është presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, derisa bën të ditur se për këtë ka edhe të dhëna të shkruara në raport. Ai përmend edhe lavdet që presidentit ia bënte një ditë pas aksionit të deportimit, presidenti turk Tayyip Erdogan.

“Unë jam më i bindur se kurrë se fajtori kryesor është presidenti i Kosovës Hashim Thaçi janë 4-5 të dhëna të vërtetuara të cilat në mënyrë induktive nëse I bën bashkë ta japin pasqyrë të asaj që ka ndodhë. Siç ka ndodhë ky deportim presidenti ka dalë me deklaratë ku e ka mbrojt këtë aksion, me që rast ka marrë përgjegjësi politike për këtë shkelje të tmerrshme të Kushtetutës së Kosovës. Të nesërmen presidenti i Turqisë ka falënderuar presidentin e Kosovës, e në të njëjtën kohë e ka goditur kryeministrin Ramush Haradinaj, tha në T7 kryetari i komisionit hetimor.

Deputeti ka përmendur edhe shpërblimet në pozita që iu janë bërë dy prej njerëzve kryesorë që e kanë ditur për prapavijën e asaj dite.

“Presidenti pas kësaj mbron ish-drejtorin e AKI-së duke e bërë pjesë të ekipit të tij, ai tashmë është sekretar i presidencës, ish-drejtori i policisë është shef i AKI-së, këto janë dëshmi që presidenti po mundohet të mbrojë veten, duke mbrojtur fajtorët e drejtpërdrejtë për çfarë ka ndodhur. Edhe pas disa kërkesave me shkrim të komisionit nuk ka ofruar dëshmitë të cilat i posedon. Në fazën fillestare I kemi shkruar të gjitha institucioneve që e kemi vlerësuar se kanë informata. Presidenca fare nuk ka qenë bashkëpunuese. Ju e përmendët rastin e dëshmisë, ai pas pesë thirrjeve përgjigjet dhe aty refuzon me arsyetime banale të përgjigjet në pyetjet e anëtarëve të komisionit. Këto janë fakte se presidenti ka qenë i kyçur drejtpërdrejtë në obstruksionin e punës së Kuvendit”, shton tutje, derisa përmend edhe pengesat që i kanë hasur gjatë punës disa mujore.

“Ka pas një konspiracion që të pengohet puna e komisionit dhe të mbrohet presidenti Hashim Thaçi. Ka pas një refuzim të AKI-së duke u thirrur në sekretin me të cilin puna e tyre karakterizohet. Bashkëpunimi i tyre me komisionin ka qenë sipërfaqësor. Ne kemi kërkuar që t’i intervistojmë dy zyrtarët e kyçur, na u është refuzuar”, tha Sveçla.

Sipas tij, është në dorë të prokurorisë që të detyrojë të përgjigjen institucionet e personat që nuk dhanë llogari para deputetëve.

“Tash është në dorë të prokurorisë të përgjigjet apo t’i detyrojë institucionet që t’i përgjigjen pyetjeve. Ne e dimë që ka pas kërkesë për ekstradimin për dy nga gjashtë shtetasit turq që është refuzuar, pastaj përmes AKI-së është bërë ky”, bëri të ditur Sveçla.

-----