Ballina Lajme Bota/Rajoni Në ditën e Bajramit sulm në këtë xhami

Në ditën e Bajramit sulm në këtë xhami

151
SHPËRNDAJE

Një sulm ka ndodhur në një xhami.

Një sulm ka ndodhur sot në një xhami në Oslo pikërisht në festën e shenjtë të myslimanëve, Ditën e Kurban Bajramit.

Nuk dihet motivi i sulmit, por ai është duke u hetuar si akt terrorist, deklaruan autoritetet norvegjeze.

Një person i armatosur ka hapur zjarr në Qendrën Islamike Al-Noor të shtunën.

Një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime.

Më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit.

Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin.

Udhëheqësi i operacionit policor, Rune Skjold, tha se sulmuesi njihet si një person nga Norvegjia, i njohur për autoritetet.

-----