
Është mbyllur takimi mes Barcelonës dhe Sevillas, me të dyja ekipet që kanë marrë nga një pikë pas barazimit 1-1.
Të dy golat e sfidës, janë shënuar që në 10 minutat e para të sfidës.
Fillimisht, ishte Lucas Ocampos që kaloi në avantazh Sevillan, në minutën e 8-të të sfidës.
Sulmuesi anësor përfitoi nga një top i mbetur në zonë gjatë zhvillimit të një goditje këndi dhe lëshoi një predhë me të majtën, duke mposhtur Ter Stegen.
Barcelona reagoi shumë shpejt dhe dy minuta më vonë, i “rilinduri” Philippe Coutinho barazoi, duke konkretizuar me gol një aksion shumë të bukur dhe të shpejtë të Barcelonës.
Në 80 minutat e mbetura të sfidës, raste patën të dyja skuadrat, por goli mungoi, duke lënë rezultatin final të takimit në 1-1.