Ballina Lajme NË BUJANOC SAPO U KONFIRMUA 1 PERSON POZITIV ME KORONAVIRUS

NË BUJANOC SAPO U KONFIRMUA 1 PERSON POZITIV ME KORONAVIRUS

3352
SHPËRNDAJE

LAJMI FUNDIT

Një rast i ri i infeksionit të virusit koronar është konfirmuar në komunën e Bujanocit dhe ka të bëjë me një burrë 55-vjeçar nga Bujanoci. Ai është në gjendje stabile dhe është në repartin infektiv të spitalit të Vranjës, konfirmoi për Bujanoc Dr. Lela Jovanovic, drejtore e Qendrës Shëndetësore në Bujanoc

– Të Premten në mëngjes, një rast i ri i infeksionit Covid-19 u konfirmua në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc. Shërbimi i Sëmundjeve Infektive do të marrë të gjitha masat e nevojshme. Vendbanimi i pacientit do të dezinfektohet, dhe personat me të cilët është kontaktuar janë izoluar në përputhje me procedurën e përcaktuar nga shërbimi kompetent infektologjik nga Vranje. Kjo është gjithçka që mund të them në këtë pikë – tha Dr. Lela Jovanoviç për Bujanovac.

Ky është rasti i dytë i regjistruar i covid-19 në komunën e Bujanocit.

Personi i parë në komunë që u testua pozitivisht për virusin korona ishte një grua 74-vjeçare nga fshati Nesalce. Rasti u konfirmua në 29 Mars, dhe një ditë më vonë kjo grua ndërroi jetë në Qendrën Klinike Niš tha drejtoresha Lela edhe pse ky rast ishte i dyshimt sipas familjarëve shkruan Bujanoci.Net

Sipas informacionit të disponueshëm në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, më 2 Prill, janë 1,135 qytetarë në komunën e Bujanocit në izolim, 19 më shumë se një ditë më parë.

-----