Ballina Lajme Bota/Rajoni Në Britani të rinjtë deri në moshën 30 vjeç do vaksinohen me...

Në Britani të rinjtë deri në moshën 30 vjeç do vaksinohen me Fajzer ose Moderna

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Londër, 7 prill – Imunizimi kundër Kovid-19 me vaksinat e Universitetit në Oksford dhe “Astra Zeneka” për personat e  moshës nën 30 vjet do të ndërpritet sot bazë të rekomandimeve të Agjencisë britanike për ilaçe dhe prodhime mjekësore (MHRA), lajmëruan mediat britanike.

Agjencia citon se njerëzit e moshës midis 18 dhe 29 vjet, në vend se me “Astra Zeneka” do të vaksinohen me vaksinën “Fajzer” ose “Moderna”.

Kryeministri britanik Boris Xhonson deklaroi se me kujdes do t’i ndjek këshillat  për vaksinat e Universitetit Oksford dhe “Astra Zeneka”, MHRA dhe JCVI (Komiteti i përzier për vaksinim dhe imunizim), por nuk beson se do të duhet ta ndryshojë orarin për t’i lehtësuar masat kufizuese.

“Mendoj se puna e rëndësishme është të dëgjohet se çka flasin shkencëtarët dhe mjekët, ekspertët mjekësor”, tha Xhonson.

The post Në Britani të rinjtë deri në moshën 30 vjeç do vaksinohen me Fajzer ose Moderna appeared first on KOHA.

---- ----
----
-----
-----