Ballina Lajme Bota/Rajoni Në Britani ka 360 të vdekur në 24 orët e fundit, numri...

Në Britani ka 360 të vdekur në 24 orët e fundit, numri më i ulët prej 1 muaji

13
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 360 viktima, numri më i ulët që nga 30 marsi, kur u raportuan 180 viktima.

Anglia deklaroi 329 viktima për shkak të koronavirusit, Skocia 13, Irlanda e Veriut 10 dhe Uellsi 8. Në total, numri i viktimave në Britaninë e Madhe ka shkuar në 21 mijë.

Edhe pse është e njohur që shifrat bien gjatë fundjavës, prapë kjo ulje e dukshme tregon se sa piku i pandemisë në Britani ka kaluar.

Dita me numrin më të madh të viktimave ka qenë në Britani 8 prilli, ku humbën jetën 980 persona.

Numri ditor i vdekjeve, që e çoi numrin total të viktimave në mbi 21,000, është 22 për qind më i ulët se 449 vdekjet të shkaktuara nga Covid-19 të hënën e kaluar.

-----